Flash

Vajza e Beyonce “rrëmben” çmimin e parë Grammy

Lapsi.al 15 March 2021
Vajza e Beyonce “rrëmben” çmimin e parë Grammy

Beyonce dhe vajza e saj 9-vjeçare kanë fituar një çmim “Grammy” për videon “Brown Skin Girl”.

Kjo video përcjell një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”

Së fundmi, në një intervistë për “ABC”, diva e muzikës tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë videoja “Brown Skin Girl”.

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre “Brown Skin Girl”. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë”, tha Beyonce.

Ndërkohë, Billie Eilish dhe FINNEAS kanë fituar çmimin “Grammy” për këngën më të mirë për median vizive me “No Time To Die”.

Burna Boy ka fituar çmimin për Albumin më të mirë me “Tëice As Tall”.

Fantastic Negrito ka fituar “Grammy-n” e tij të tretë për Albumin më të mirë kontemporan me “Have You Lost Your Mind Yet?”.

Fito Paez ka rrëmbyer “Grammy-n” për Albumin më të mirë Rock me “La Consquita Del Espacio”.

Priten akoma çmime të tjera pasi nata për “Grammy-n” sapo ka “filluar”.

Kujtojmë se shumë artistë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj çmimeve “Grammy”. I pari që doli publikisht kundër eventit më të madh të muzikës ishte The weeknd. Artisti i njohur e cilësoi “Grammy” si të korruptuar dhe kërkoi llogari për mënyrën se si vendoset për nominimet dhe ndarjen e çmimeve dhe ndaj vendosi të mos jetë pjesë e tij.

Të këshilluara

Rihanna befason fansat me look-un e ri (FOTO)

Këngëtarja Rihanna së fundmi ka befasuar fansat me look-un e saj të ri. Ajo  është fotografuar nga paparacët teksa po shkonte në një restorant e veshur me pa...

16:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI