Flash

Aktorja e filmit 'Harry Potter' rrëfen se ka përjetuar racizëm gjatë xhirimeve: Ata më thanë të mos tregoja

Lapsi.al 14 March 2021
Aktorja e filmit 'Harry Potter' rrëfen se ka përjetuar

Aktorja Katie Leung, ka rrëfyer së fundmi se ka përjetur racizëm gjatë xhirimeve të filmit 'Harry Poter'.

Kate ka treguar gjatë një interviste se publicistët e kanë detyruar t'i mohonte sulmet raciste që po përjetonte nga fansat e filmit.“Unë isha duke kontrrolluar  në Google në një moment dhe gjeta  një faqe interneti, e cila ishte e përkushtuar ndaj Harry Potter.Mbaj mend që lexova të gjitha komentet dhe kishte shumë racizëm.Më kujtohet që publicistët më thanë, ‘Shiko Katie, ne nuk i kemi parë këto komente. Dhe ti e di, nëse të pyesin, thjesht thuaj që nuk është e vërtetë. Thuaj që nuk po ndodh.Dhe unë vetëm pohova me kokë. Unë isha si, ‘Në rregull, në rregull’, edhe pse e kisha parë vetë me sytë e mi. Isha si, ‘Në rregull, unë thjesht do të them gjithçka është e mrekullueshme", u shpreh aktorja.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI