Flash

Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfirmojnë ndarjen

Lapsi.al 13 March 2021
Iker Casillas dhe Sara Carbonero konfirmojnë ndarjen

Iker Casillas dhe partnerja e tij, Sara Carbonero, kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ditët e fundit. Revista “Lecturas” ka shkruar së fundmi se Iker Casillas, legjenda e Real Madridit dhe bashkëshortja e tij kanë pasur mosmarrëveshje të shumta, të cilat kanë ndikuar në martesën e tyre. Sipas revistës, ish-portieri i Real Madridit kishte marrë vendimin për të jetuar në një shtëpi veçmas në La Finca, jashtë kryeqytetit spanjoll ku është shtëpia e tij familjare.

Ndonëse të gjithë po shpresonin që ky lajm mos të ishte i vërtetë, sot dyshja kanë konfirmuar ndarjen e tyre. Përmes një deklarate të përbashkët ata kanë pranuar se do të ndjekin rrugë të ndryshme dhe duket se janë ndarë miqësisht nga njëri-tjetri.

“Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes.

Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i menduar dhe e vendosëm në mënyrë të ndërsjelltë.”, kanë deklaruar ata.

Casillas dhe Carbonero kanë theksuar se do të mbeten miq dhe se detyra e tyre kryesore është të edukojnë e të rrisin fëmijë të shëndetshëm.

Të këshilluara

Justin Bieber: Nuk përdor më celular

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar për fansat e tij se ka hequr dorë nga përdorimi i telefonit. Justin ka treguar se ky veprim e ka ndihmuar në jetën e tij per...

19:10

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI