Flash

Mer fund lidhja e Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Lapsi.al 13 March 2021
Mer fund lidhja e Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 4 vitesh. Disa burime kanë konfirmuar për “E!News” se çifti i famshëm i Hollywood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies,teksa të gjithë prisnin që ata të martoheshin. (Kliko)

Gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Megjithëse LeCroy i hodhi poshtë thashehthemet, duket se ky skandal është bërë shkak për ndarjen e papritur të Alex dhe Jennifer.

“Skandali i Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë përfundimisht. Në fakt ata kishin probleme, por Jennifer ndihej shumë keq prej këtyre thashethemeve”, kanë thënë burime për “Page Six”.

Ndërkohë Lopez pranoi pak kohë më parë se ajo dhe Alex kanë ndjekur një terapi gjatë kohës së karantinës për të shpëtuar lidhjen e tyre.

“Ka shkuar shuhmë mirë. Ne punaum me veten tonë. Ne bëmë terapi. Mendoj se ishte një ndihmë e madhe për marrëdhënien tonë”, tha ajo për Allure.

Por çfarë do të ndodhë me pasurinë dhe kompanitë e përbashkëta të dyshes?

Një burim ka treguar për “Page Six” se një ushtri avokatësh dhe menaxherë biznesi janë angazhuar për ndajen e ndërmarrjevë të përbashkëta të Alex dhe Jennifer.

“Ka pasur takime të shumta në A.Rod Corp në ditët e fundit për mënyrën e ndarjes së pasurive të tyre. Jennifer dhe Alex ishin të përfshirë në në shumë projekte biznesi së bashku dhe marrëveshje të pasurive të patundshme. Ata nuk ishin ende të martuar kështu që do të jetë më pak e komplikuar. Të dy ata janë të pasur dhe në mënyrë të barabartë kanë vendosur paratë e tyre në ndërmarrjet e përbashkëta”, ka thënë burimi.

Të këshilluara

Justin Bieber: Nuk përdor më celular

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar për fansat e tij se ka hequr dorë nga përdorimi i telefonit. Justin ka treguar se ky veprim e ka ndihmuar në jetën e tij per...

19:10

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI