Flash

Më në fund Khloe Kardashian pranon rikthimin me Tristan

Lapsi.al 13 March 2021
Më në fund Khloe Kardashian pranon rikthimin me Tristan

Lidhja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka pasur shumë ulje ngritje ndër vite. Megjithatë ata kanë dëshmuar se pas çdo problemi e kanë forcuar akoma më shumë marrëdhënien e historinë e tyre të bukur të dashurisë. Muajt e fundit ata janë përfolur se kanë rregulluar raportet mes tyre pas ndarjes së bujshme dhe madje disa kanë aluduar edhe se janë fejuar. Mirëpo disa burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur për “Daily Mail” se ata të dy nuk janë fejuar.

Megjithatë ribashkimin e tyre e konfirmoi Kim Kardashian, e cila në episodin e fundit të “KUWTK” tregon se Khloe ka siklet ta pranojë para publikut që është rikthyer me Tristan-in.

“Ajo e vret shumë mendjen për çfarë do të mendojnë të tjerët. Khloe nuk ka qenë kështu, dikur as që i interesonte çfarë thoshin të tjerët për të”- ka thënë Kim, duke e inkurajuar motrën të mos ndikohet nga fjalët që thuhen për të.

Siç duket fjalët e Kim kanë pasur ndikim tek Khloe dhe më në fund ajo ka pranuar publikisht rikthimin me Tristan. Ditën e sotme basketbollisti feston 30-vjetorin dhe Khloe i ka bërë një super dedikim romantik. Ajo ka publikuar disa foto familjare, në të cilat shihet e lumtur përkrah Tristan dhe vajzës së tyre, True.

“Ata që e kanë të shkruar për të qenë bashkë, janë ata që kalojnë çdo gjë që mund t’i ndaj dhe që bëhen më të fortë nga sa ishin më parë. Faleminderit që më ke treguar çdo gjë që the se do të bëje. Për babanë që je. Për shokun e mirë që kam gjetur tek ty. Jam mirënjohëse që mund të bëj absolutisht asgjë me ty dhe të duket sikur kam bërë gjithçka. Shpresoj që ta kuptosh sot dhe çdo ditë se sa i dashur je për mua dhe për shumë të tjerë. Gëzuar ditëlindjen Tristan! Mirë se erdhe në të 30-tat. Mezi po pres për të gjitha kujtimet”, ka shkruar Khloe në urimin për partnerin e saj.

Të këshilluara

Justin Bieber: Nuk përdor më celular

Këngëtari Justin Bieber ka zbuluar për fansat e tij se ka hequr dorë nga përdorimi i telefonit. Justin ka treguar se ky veprim e ka ndihmuar në jetën e tij per...

19:10

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI