Flash

Çfarë të rejash ka Dua Lipa

Lapsi.al 12 March 2021
Çfarë të rejash ka Dua Lipa

Duke qenë se në kohë pandemie nuk mund të mbahen organizime që mbledhin shumë njerëz dhe të gjithëve i ka munguar kaq shumë një koncert, Dua Lipa mbajti në muajin nëntor një koncert virtual për t’i ardhur sa më pranë fansave të saj.

“Studio 2054” u quajt koncerti ku Dua interpretoi live, duke na kënaqur sytë e veshët të gjithëve.

Konceri i saj virtual pati sukses të madh, ndaj këngëtarja po i jep mundësinë fansave të saj ta shohin sërish dhe gjithashtu ka një tjetër surprizë!

Gjatë këtij koncerti është xhiruar edhe një dokumentar në prapaskenë, ndaj fansat e Duas s’mund të ishin më të lumtur!

Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi ​​albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, kur pandemia e Covid-19 na mbylli në shtëpi.

“Ishte padyshim një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por, kur po bëja këtë album ai shërbeu, si një formë arratisjeje,” tha Lipa për “CBS This Morning” përball prezantueses Gayle King. “Unë duhej të ndiqja instiktin tim të brendshëm që, shpresoja se do të shërbente si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbante njerëzit në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo ishte saktësisht koha e përkryer për ta publikuar”.- tregoi Dua.

Kënga e saj “New Rules” e futi atë në Billboard Hot 100 dhe frymëzoi shumë persona që po përjetonin probleme me partnerin/en në lidhjet e tyre të dashurisë.

Por, a ishte e bazuar kënga në një përvojë personale?

“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva si edhe me regjishtrimin tim të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzikë dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë, “tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj” Future Nostalgia “, po mendoja ” Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara “. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme.”-rrëfeu Dua.

Të këshilluara

Çfarë vendosën “Grammy-t” për Bruno Mars

Bruno Mars e la mënjanë “krenarinë” dhe i kërkoi “Grammy Awards” t’i japë një mundësi grupit të tij për të performuar! Këngëtari bëri kërkesë që grupi i tij, S...

09:47

Projekti gjigant muzikor i Elita 5 (Video)

Elita 5 janë duke përgatitur një projekt gjigant për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre. Emisioni “SHOW TIME” mëson se projekti i ri grupit nga Tetova, i d...

20:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI