Flash

Çfarë vendosën “Grammy-t” për Bruno Mars

Lapsi.al 12 March 2021
Çfarë vendosën “Grammy-t” për Bruno Mars

Bruno Mars e la mënjanë “krenarinë” dhe i kërkoi “Grammy Awards” t’i japë një mundësi grupit të tij për të performuar!

Këngëtari bëri kërkesë që grupi i tij, Silk Sonic, të bëhet pjesë në minutën e fundit në formacionin e këtij viti në Grammy-s.

Mars njoftoi në fillim të këtij muaji se ai dhe Anderson Paak janë bashkuar në një projekt të quajtur Silk Sonic. Projekti i tyre debutues, “Leave the Door Open”,do të shfaqet në albumin e ardhshëm bashkëpunues të dyshes.

Pasi “Grammy Awards” publikoi ​​listën e muzikantëve të vendosur për të performuar në shfaqjen e ardhshme të çmimeve, me emra përfshirë Taylor Swift, Billie Eilish, Megan Thee Stallion dhe John Mayer, Mars përmes Twitter iu ka kërkuar atyre që të bënin një ndryshim në listë.

“Të nderuar Grammy, Nëse mund t’i lejoni dy muzikantë të interpretojnë në shfaqjen tuaj, ne me të vërtetë do ta vlerësonim atë. Sapo kemi publikuar një këngë dhe mund ta përdorim me të vërtetë promovimin tani”, shkroi ndër të tjera ai.

Ylli 35-vjeçar u zotua se Silk Sonic do të ndiqte të gjitha protokollet e sigurisë dhe madje bëri shaka se ata janë të gatshëm të bëjnë audicion. Ai shtoi se dyshja “nuk kanë qenë në gjendje të performojnë për një kohë” dhe “thjesht duan të këndojnë”. Mars siguroi organizatorët se ata do të merrnin “aq teste të COVID-it sa të na duhen”.

“Unë premtoj se nuk do të jemi ekstra. Ne thjesht duam një koncert përsëri. Shpresoj se do ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të na jepni mundësinë për të shkëlqyer. Me dashuri, Silk Sonic”, përfundoi ai.

Të këshilluara

Projekti gjigant muzikor i Elita 5 (Video)

Elita 5 janë duke përgatitur një projekt gjigant për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre. Emisioni “SHOW TIME” mëson se projekti i ri grupit nga Tetova, i d...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI