Flash

The Weeknd do të bojkotokë përgjithmonë çmimet Grammy

Lapsi.al 12 March 2021
The Weeknd do të bojkotokë përgjithmonë çmimet Grammy

Shumë artistë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj çmimeve “Grammy”. I pari që doli publikisht kundër eventit më të madh të muzikës ishte The Weeknd. Artisti i njohur e cilësoi “Grammy” si të korruptuar dhe kërkoi llogari për mënyrën se si vendoset për nominimet dhe ndarjen e çmimeve.

“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“,shkroi The Weeknd në një postim.

Ndërkohë këngëtari duket se ka mërrë një vendim drastik për ta bojkotuar përgjithmonë çmimet “Grammy”. I pyetur për arsyen që e ka çuar drejt këtij vendimi, këngëtari është shprehur për “The New York Times” se ka disa komitete të fshehta në “Grammy”.

“Për shkak të komiteteve të fshehta. Unë nuk do lejoj më që labeli im të dërgojë këngët e mia në Grammy”, është shprehur artisti.

Të këshilluara

Projekti gjigant muzikor i Elita 5 (Video)

Elita 5 janë duke përgatitur një projekt gjigant për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre. Emisioni “SHOW TIME” mëson se projekti i ri grupit nga Tetova, i d...

20:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI