Flash

Çfarë bën Kim Kardashian ndërkohë që Kanye është i trishtuar nga divorci

Lapsi.al 12 March 2021
Çfarë bën Kim Kardashian ndërkohë që Kanye

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë që në media janë përfolur arsye të ndrysme për divorcin si tradhti apo konsumim i marrëdhënies, letrat e divorcit kanë zbuluar të vërtetën.

Mësohet se dyshja nuk flet më pas divorcit të tyre, pasi reperi ka ndryshuar edhe numrin e tij të telefonit dhe i tha asaj se mund të kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij.

Një burim ekskluzivisht për “Page Six” tha se Kanye, u shkëput nga Kim, madje edhe para se të bënin kërkesë për divorc”.

Burimi shtoi se dyshja akoma bashkë-prindërojnë, dhe Kanye i viziton fëmijët në shtëpi, por kur Kim nuk ndodhet aty.

“Edhe para se Kim të paraqiste kërkesën për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha, ‘Ju mund të kontaktoni me mua përmes sigurimit tim. Ajo largohet nga shtëpia dhe Kanye shkon rri me fëmijët.”, u shpreh burimi.

Por, ndërkohë që Kanye e përjeton keq divorcin, Kim-it duket se s’ia ndjen fare! Ajo po kalon kohë me shoqërinë dhe fëmijët e saj, teksa me këta të fundit ka organizuar edhe një “pizza-party” në shtëpi, duke ndarë edhe pamjet në rrjete sociale.

Të këshilluara

Çfarë vendosën “Grammy-t” për Bruno Mars

Bruno Mars e la mënjanë “krenarinë” dhe i kërkoi “Grammy Awards” t’i japë një mundësi grupit të tij për të performuar! Këngëtari bëri kërkesë që grupi i tij, S...

09:47

Projekti gjigant muzikor i Elita 5 (Video)

Elita 5 janë duke përgatitur një projekt gjigant për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre. Emisioni “SHOW TIME” mëson se projekti i ri grupit nga Tetova, i d...

20:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI