Flash

"Dramatike"/ Meta: As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë

Lapsi.al 11 March 2021
"Dramatike"/ Meta: As pandemia nuk e ndali shpopullimin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta  ka reaguar në lidhje me largimin e shqiptarëve duke thënë se pavarësisht masave kufizuese dhe kufijve pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit. Për këtë situatë kreu i shtetit ka bërë fajtore keqqeverisjen.

Meta e ka cilësuar situatën dramatike ndërsa ka shtuar se 25 prilli është një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

“As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë. Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207", tha Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgj...

07:22

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI