Flash

Netflix rikthen "Rebelde"

Lapsi.al 5 March 2021
Netflix rikthen "Rebelde"

Rebelde po kthehet në ekranin e vogël me një rikrijim në Netflix të planifikuar për vitin 2022.

Seriali i famshëm i fillimit të viteve 2000, me protagonistë Anahi, Dulce Maria, Maite Perroni, Christopher von Unckermann, Christian Chavez dhe Alfonso Herrera, rikthehet, por kësaj radhe me një kast të ri. Siç është bërë e ditur deri tani, pjesë e këtij kasti do të jenë aktorët: Azul Guaita, Lizeth Selene, Sergio Mayer Mori, Andrea Chaparro, Franco Masini, Giovanna Grigio, Jerónimo Cantillo dhe Alejandro Puente.

“Rebelde po kthehet! Në vitin 2022, kthehuni tek Elite Way School pasi një brez i ri studentësh shpresojnë të fitojnë Betejën e Bandave," njoftoi Netflix në Twitter.

I vendosur në shkollën prestigjioze private me konvikt, Elite Way School, Rebelde tregon historinë e gjashtë studentëve të shkollës së mesme që formojnë një bandë. Seriali fillimisht u transmetua në Canal de las Estrellas në vitin 2004 dhe më vonë u transmetua në Univision nga marsi i 2005-ës deri në dhjetor të vitit 2006. Seriali fiksoi edhe adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në vitin 2008, kur theu edhe rekorde shikueshmërie.

Aktorët origjinal më vonë formuan grupin muzikor RBD - i njohur për hite të tilla si "Salvame", "Este Corazon" dhe, së fundmi, "Siempre He Estado Aqui" - i cili fitoi sukses masiv nga viti 2004 deri në shpërbërjen e tyre në 2009-ën.

Të këshilluara

'Rebelde' rikthehet në Netflix

Telenovela e famshme meksikane, me adoleshentët më të famshëm mbajti mbërthyer gjithë të rinjtë për plot 440 episode gjatë viteve 2004-2006. “Rebelde” u luaj...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI