Flash

Kuptimi që fshihet pas fustanit të Meghan Markle

Lapsi.al 4 March 2021
Kuptimi që fshihet pas fustanit të Meghan Markle

Dukesha Meghan Markle, së fundmi ka zhvilluar një intervistë me Oprah Winfrey, i cili pritet të transmetohet së shpejti. Thuhet se ajo në këtë intervistë ka zgjedhur një fustan më një kuptim të veçantë. 39-vjeçarja mban veshur një fustan të zi nga stilisti i famshëm Giorgio Armani. Në videon shihet që fustani i dukeshës së Sussex është ngjyrë e zezë, por dizajni i luleve lotus është ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mediat e huaja kanë nxitur dyshimet se Dukesha e zgjodhi atë për të dhënë një kuptim simbolik të ringjalljes.

Siç dihet, lulja e lotusit, është një simbol i njohur në hinduizëm dhe ikonografi në Hindu, që përfaqëson shkëlqim shpirtëror, rritje dhe rilindje.

”Ringjallja e përditshme e lules së lotusit konsiderohet provë e vendosmëri për vullnetit të saj për të jetuar”, shkruajnë mediat e huaja.

Këto detaje mund të shihen si të rëndësishme në lidhje me mënyrën e jetës së re të Meghan, pasi u tërhoqën me princ Harry-n nga detyrat mbretërore. Ndërkohë edhe pak ditë na ndajnë nga transmetimi i intervistës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t me Oprah Winifrey.

Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princ Harry hoqën dorë me vullnet të plotë nga titujt mbretërorë, duke u larguar nga Pallati Mbretëror për të vazhduar të qetë jetën e tyre.

Të këshilluara

Përse po sulmohet sërish Kim Kardashian

Kim Kardashian është gjithmonë nën lupën e fansave dhe çdo gjë që ajo poston në rrjete sociale kalon së pari në analizën e tyre. Për këtë arsye Kim sulmohet shp...

10:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI