Flash

Përse po sulmohet sërish Kim Kardashian

Lapsi.al 4 March 2021
Përse po sulmohet sërish Kim Kardashian

Kim Kardashian është gjithmonë nën lupën e fansave dhe çdo gjë që ajo poston në rrjete sociale kalon së pari në analizën e tyre. Për këtë arsye Kim sulmohet shpesh dhe së fundmi ajo është përballur me një lum kritikash.

Ylli i televizionit ka zbuluar se familjes së saj i është shtuar një pjesëtar i ri, një hardhucë, që vajza e saj e madhe, North, duket se më shumë po e mban si një kukull. Kim ka treguar se ato kanë qepur rroba posaçërisht për hardhucën, të cilat ja kanë veshur. Ajo ka publikuar disa foto, në të cilat North shihet duke mbajtur zvarranikun në dorë me rrobat e tij veshur.

Mirëpo menjëherë pas publikimit të fotove, Kim Kardashian ka marrë qindra komente kritikuese, duke i kujtuar se zvarranikët marrin frymë përmes lëkurës së tyre dhe nuk mund të mbajnë veshur rroba.

“Ato krijesa janë ekzotermike dhe temperatura e trupit të tyre varet sipas ambientit. Nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë me ato rroba. Të lutem të të vijë keq për atë kafshë”, i shkruan dikush Kim-it.

“Mjaft e veshët, ata marrin frymë përmes lëkurës së tyre”, i shkruan një komentues tjetër.

“Kafsha e gjorë”, kanë shkruar të tjerë, teksa i kanë bërë thirrje yllit të “KUWTK”, që të mos e përdorin atë si lodër dhe të jenë më të kujdesshme.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori kanadez Jahmil French

Jahmil French, ylli i “Degrassi” Jahmil French ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Ky lajm i hidhur është konfirmuar për ‘Page Six’ nga përfaqësuesi për akt...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI