Flash

Eddie Murphy: Burrat e bardhë drejtojnë industrinë e filmit

Lapsi.al 3 March 2021
Eddie Murphy: Burrat e bardhë drejtojnë industrinë e filmit

Së fundmi në një intervistë për 'Radio Times', aktori Eddie Murphy ka deklaruar se industrisës së  filmit i mungon shumëllojshmëria ,bazuar jo vetëm në racë, por edhe në gjini.

Eddie ka zbuluar gjithashtu se pavarësisht situatave të vështira ai e ka tejkaluar racizmin në karrierën e tij."Hollywoodi ka qenë kështu për vite të tëra, dhe jo vetëm për afrikano-amerikanët, por edhe për gratë dhe të tjerët që janë pjesë e kësaj industrie. Burrat e bardhë e udhëheqin këtë industri. Gjithmonë ka qenë kështu.Sa i takon punës dhe karrierës sime, problemet racore nuk kanë luajtur ndonjë rol të madh. Unë kam 40 vjet që realizoj filma dhe asnjëherë nuk ka pasur rast që nuk kam arritur ta realizoj ndonjë projekt për shkak të faktit se jam afrikano-amerikan. Unë i kam tejkaluar këto probleme me racizmin. Por, kjo nuk do të thotë se e kam pasur të lehtë të arrij këtu ku jam sot në Hollywood. Unë jam një zezak i lindur në Amerikë. Pra jam afrikano-amerikan. Rritja në këtë shtet nuk është e lehtë për ne, dhe nuk ka mundësi të mos përballesh ndonjëherë me situata  që vijnë si rezultat i racizmit”, u shpreh aktori.

Të këshilluara

Si do të zhvillohet Eurovision këtë vit

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot, u bë me dije se është botuar protokolli i gjerë COVID-19 të Shëndetit dhe Sigurisë për Konkursin e Këngës Eurovision....

12:03

Halsey flet për shtatëzaninë e parë

Në muajin janar këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i surprizoi të gjithë me një lajm shumë të bukur. Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të ...

17:45

Taylor Swift e revoltuar me Netflix

Platforma Netflix ka lançuar një film të ri të titulluar “Ginny & Georgia”, një fragment i të cilit ka revoltuar jo pak këngëtaren Taylor Swift. Gjatë një sk...

17:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI