Flash

Taylor Swift e revoltuar me Netflix

Lapsi.al 2 March 2021
Taylor Swift e revoltuar me Netflix

Platforma Netflix ka lançuar një film të ri të titulluar “Ginny & Georgia”, një fragment i të cilit ka revoltuar jo pak këngëtaren Taylor Swift.

Gjatë një skene, personazhet nënë e bijë debatojnë me njëra-tjetrën dhe Ginny i thotë të ëmës: “Ti i ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift”.

Këngëtarja u përfol dikur për lidhjet e saj të dashurisë dhe erdhi një moment kur rrjeti ishte i bindur se çdo këngë e Swift ishte dedikim për një ish-partner.

Ndaj, Taylor ka reaguar në Twitter me një status ironik, duke kritikuar platformën e duke i kujtuar bashkëpunimin e tyre me këngëtaren.

“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur.

Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.” – shkroi Taylor.

Këngëtarja është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por në muajin dhjetor ka ndarë disa detaje shumë interesante për lidhjen me Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore, duke shkruar nën emrin William Bowery.

“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”, ka thënë Taylor në një emision.

Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit.

“Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk o të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”, është shprehur artistja.

Ndërkohë së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Joe janë martuar, pasi në kopertinën e albumit të fundit Taylor u shfaq e veshur me një fustan nusërie. Dyshimet u shtuan akoma dhe më shumë pasi familjarë të saj refuzuan të flisnin rreth këtyre thashethemeve, ndërkohë që as artistja dhe as partneri i saj nuk kanë reaguar në lidhje me to.

Të këshilluara

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.Këtë lajm, ajo e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve s...

15:03

Gal Gadot nënë për herë të tretë

Aktorja Gal Gadot, e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman” po pret bebushin numër tre!Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa kishte...

14:18

Will Smith, së shpejti pjesë e politikës

Aktori Will Smith së fundmi ka deklaruar se po mendon të hyjë në politikë. Në një intervistë me 'Pod Save America', Will pohoi se e ka menduar hyrjen e polit...

13:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI