Flash

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri

Lapsi.al 2 March 2021
Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë të ditur se gjatë i është nënshtruar një operimi në gju.Këtë lajm, ajo e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndau dhe imazhe nga ndërlikimi që ka pasur, që tashmë duket se është duke u përmirësuar.Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”– shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.

Teksa të gjithë fansat e saj presin me padurim që ajo të rikthehet me projeket e saj muzikore, Dafina siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory foto në një studio muzikore.Në këto foto, Dafina shihej e ulur në një karrige, ndërsa këmbën e kishte të mbështjellë.

Madje, ajo ka ndarë edhe një postim në Twitter ku tregon se gjithashtu ka nisur xhirimet për videoklipin. Si do t’ja bëjë thoni ju?

Epo, në videoklip s’do të ketë koreografi apo ndonjë skenë që do ta detyrojë Dafinën të lëvizë.

“E emocionuar! Këtë javë do të nisim xhirimet për “Duro”, gjithashtu e lumtur që s’kam nevojë të kërcej pasi s’mund të bëj asnjë lëvizje për shkak të ndëhyrjes.”- shkruan Dafina.

Të këshilluara

Gal Gadot nënë për herë të tretë

Aktorja Gal Gadot, e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman” po pret bebushin numër tre!Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa kishte...

14:18

Will Smith, së shpejti pjesë e politikës

Aktori Will Smith së fundmi ka deklaruar se po mendon të hyjë në politikë. Në një intervistë me 'Pod Save America', Will pohoi se e ka menduar hyrjen e polit...

13:53

Ndahet nga jeta Agim Krajka

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare kompozitori i shquar Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij mbrëmjen e djeshme Ulis Krajka, përmes një postimi...

10:29

'The Crown',fiton cmim në ' Golden Globes'

Aktorët Emma Corrin, Josh O'Connor, të cilët luajnë rolin e Princeshë Diana-s dhe Princ Charles, në "The Crown" fituan në 'Golden Globes' cmimin , për aktrimin ...

19:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI