Flash

Ndahet nga jeta Agim Krajka

Lapsi.al 2 March 2021
Ndahet nga jeta Agim Krajka
Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare kompozitori i shquar Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij mbrëmjen e djeshme Ulis Krajka, përmes një postimi në rrjete sociale. “Shpirti yt pushoftë në paqe babai ynë i dashur”, shkruan ai.
 
Vieë this post on Instagram
 

A post shared by Ulis Krajka (@uliskrajka)

Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Në vitin 1963 Krajka fillon studimet për teori e kompozicion dhe i përfundon ato në vitin 1968. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1960 filloi punë në Ansamblin e Ushtrisë ku punoi 2 vjet. Në vitet 1962-1964 kalon në Radio Tirana si fizarmonicist dhe drejtues i kompleksit të vogël instrumental. Viti 1964 e gjen pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore, në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime. Agim Krajka ka shkruar një cikël me përpunime këngësh popullore për kanto e piano, uverturë rinore, romancë për violinë e orkestër simfonike , suitë me valle popullore për orkestër simfonike etj. Muzikën e filmave “Çifti i lumtur”, Zonja nga qyteti”, “Zonja nga fsahti”, Njësiti Gueril” etj. Muzikë skenike të baletit me një akt “Duarartët vigjëlentë” ekzekutuar nga TKOB në vitin 1981 Përveç këtyre punimeve të mësipërme ka lëvruar mjaft motive vallesh të cilat janë nderuar edhe me çmime të para si: vallja e Librazhdit, vallja e Tiranës, vallja çame etj. Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime, urdhra e medalje dhe mban titullin “Mjeshtër i Madh”.

Të këshilluara

'The Crown',fiton cmim në ' Golden Globes'

Aktorët Emma Corrin, Josh O'Connor, të cilët luajnë rolin e Princeshë Diana-s dhe Princ Charles, në "The Crown" fituan në 'Golden Globes' cmimin , për aktrimin ...

19:00

Salma Hayek: Më pëlqen të jem 54 vjec

Së fundmi aktorja Salma Hayek u pyet në një intervistë  për moshën që ajo do të zgjidhte të ishte për një javë. Aktorja zbuloi se do të zgjidhte po të njëjtë...

17:45

Eliza Dushku në pritje të ëmbël

Eliza Dushku do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo e ka dhënë lajmin në rrjetet e saj sociale, duke ndarë me ndjekësit foton e parë me barkun e rrumbullakosur....

15:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI