Flash

Gal Gadot nënë për herë të tretë

Lapsi.al 2 March 2021
Gal Gadot nënë për herë të tretë
Aktorja Gal Gadot, e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman” po pret bebushin numër tre!Ajo vetë e ka dhënë këtë lajm të bukur në rrjete sociale, teksa kishte pozuar me bashkëshortin dhe dy vajzat. Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit janë bërë kuriozë për gjininë e bebushit. Ende s’dihet në cilin muaj të pritjes së ëmbël është Gadot, por me siguri do ta mësojmë shumë shpejt. “Ja ku ja nisëm sërish”- shkroi aktorja krahas postimit Megjithse u shfaq në “Golden Globes”, aktorja u vesh me të gjera dhe e mbuloi barkun e rrumbullakosur, pasi duket se nuk ishte ende gati për të zbuluar pritjen e ëmbël. Ndaj, ajo zgjodhi ta jepte këtë lajm kaq të bukur në rrjete sociale, në praninë e familjarëve të saj. Ndërkohë, ndjekësit kanë nisur “bastet” për të gjetur nëse bebushi që Gal po pret është vajzë apo djalë.

Të këshilluara

Will Smith, së shpejti pjesë e politikës

Aktori Will Smith së fundmi ka deklaruar se po mendon të hyjë në politikë. Në një intervistë me 'Pod Save America', Will pohoi se e ka menduar hyrjen e polit...

13:53

Ndahet nga jeta Agim Krajka

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare kompozitori i shquar Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij mbrëmjen e djeshme Ulis Krajka, përmes një postimi...

10:29

'The Crown',fiton cmim në ' Golden Globes'

Aktorët Emma Corrin, Josh O'Connor, të cilët luajnë rolin e Princeshë Diana-s dhe Princ Charles, në "The Crown" fituan në 'Golden Globes' cmimin , për aktrimin ...

19:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI