Flash

Infermierja italiane fotoja e të cilës u bë virale në rrjet, ngjitet në skenën e Sanremos

Lapsi.al 3 March 2021
Infermierja italiane fotoja e të cilës u bë virale në rrjet,

Infermierja Alessia Bonari aktualisht punon në një spital në Milano. Fotografia e 23-vjeçares në fillimet e pandemisë, me shenjat e maskës në fytyrë, u bë mjaft virale në rrjet.

Në marsin e vitit të kaluar, Alessia realizoi një ‘selfie’ me shenjat e maskës në fytyrë. Kjo gjë e bëri atë një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë. Mbrëmjen e djeshme, ajo u bë pjesë e Festivalin të Sanremos.

23-vjeçarja plot vetëbesim dhuroi një mesazh të rëndësishëm nga skena e teatrit Ariston.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën. Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, tha ajo duke folur me me producentin ekzekutiv të Sanremos, Amadeus.

“Jeta ime nuk ka ndryshuar”, shtoi infermierja, e cila luftoi në vijën e parë të frontit kundër virusit Covid-19.

Kujtojmë se ajo u bëri kërkesë lexuesve në Instragram që “të mos e prishin përpjekjen që po bënin, të ishin altruistë, të qëndronin në shtëpi dhe kështu të mbronin ata që janë më të brishtë”. Infermierja ndër të tjera ishte shprehur:

“Ne të rinjtë nuk jemi imun ndaj koronavirusit, ne gjithashtu mund të sëmuremi, ose akoma më keq”, duke u bërë kështu apel të rinjve që të tregoheshin të përgjegjshëm përballë kësaj situate.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori kanadez Jahmil French

Jahmil French, ylli i “Degrassi” Jahmil French ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Ky lajm i hidhur është konfirmuar për ‘Page Six’ nga përfaqësuesi për akt...

15:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI