Flash

Divorci i Kim dhe Kanye, si do të ndahet porosia

Lapsi.al 5 March 2021
Divorci i Kim dhe Kanye, si do të ndahet porosia

Pas afro shtatë viteve martesë, Kim Kardashian dhe Kanye West i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Mediat e huaja raportuan se më 19 shkurt, Kim firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

“Nuk pati drama”, tha një burim për “The Sun”, teksa ajo që tanimë ka rrëmbyer interesin e të gjithëve është ndarja e pasurisë prej 2 miliardë dollarëve.

Thuhet se po realizohet një parapërgatitje sa i takon ndarjes së parave, pronave apo sendeve me vlerë dhe se të dyja palët kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë dhe madje asnjëri prej tyre nuk po e konteston marrëveshjen. Jo vetëm kaq, por disa burime shprehen se ish-çifti ndodhet në fazat e arritjes së një dakordësie për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Sipas Forbes, Kim vlerësohet të ketë 900 milionë dollarë pasuri, prej bizneseve të saj. Nga ana tjetër, reperi i gëzohet një vlere neto që kap shofrën 1.2 miliardë dollarë. Pak para dasmës së tyre në vitin 2014, dyshja punësoi avokatë për të përgatitur një dokument paraprak në rast divorci. Sipas burimeve që folën asokohe me RadarOnline themeluesja e Skims do të merrte 1 milion dollarë për çdo vit që kishte qëndruar e martuar, në rast ndarjeje.

Mediat e huaja raportojnë se me dakordësinë e Kanye-s, Kim do të mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe në “Hidden Hills”. Kjo pasi katër fëmijët janë mësuar të jetojnë aty dhe do ta kenë të vështirë të lëvizin diku tjetër.

Po ashtu, Kim ka pranë të gjithë të afërmit e saj, ndaj është parë e arsyeshme që rezidenca t’i ngelë asaj.

Kim gjithashtu do të përfitonte të gjitha dhuratat e kushtueshme dhe bizhuteritë që iu dhanë nga Kanye, duke përfshirë një çantë Hermes të pikturuar me dorë $ 40,000, disa rrathë Cartier me vlerë të paktën 35,000 $ secili dhe një Mercedes-Benz G550 SUV me vlerë së paku 227,000 dollarë. Kim do të përvetësojë edhe paratë që fitoi nga linja e veshjeve Kardashian, SKIMS, KKW, pasi ato konsiderohen të ardhurat e saj personale dhe të ndara nga ish-bashkëshorti.

Kim dhe Kanye u martuan në 24 maj të vitit 2014, pas një romance që nisi në prill të vitit 2012.

Të këshilluara

'Rebelde' rikthehet në Netflix

Telenovela e famshme meksikane, me adoleshentët më të famshëm mbajti mbërthyer gjithë të rinjtë për plot 440 episode gjatë viteve 2004-2006. “Rebelde” u luaj...

17:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI