Flash

Filmi horror frymëzuar nga Jeffrey Epstein merr vëmendje nga kritika

Lapsi.al 4 March 2021
Filmi horror frymëzuar nga Jeffrey Epstein merr vëmendje nga kritika

Filmi provokues i regjisores Dasha Nekrasova, “Frika e 61-të” (The Scare of Sixty-First) ka marrë shpejt vëmendjen e kritikëve.

Ajo jeton pranë qendrës ku Epstein u gjet i vdekur në gusht të vitit 2019. Prania e tij bëri bujë dhe ajo e gjeti veten duke u zhytur në teori konspirative. Dasha u bë tepër dyshuese për natyrën e vërtetë të vdekjes së tij, e cila u cilësua vetëvrasje, pasi hetuesit thanë se biznesmeni mbyt veten me çarçafë. (Në film, personazhi i Nekrasova përpiqet të rikrijojë mbytjen për të provuar teorinë e saj.)

Tek "The Scare of Sixty-First" nuk shfaqet Epstein, por flitet për dy të sapodiplomuara, Noelle dhe Addie, të cilat zhvendosen në një apartament luksoz, por megjithatë jo shumë të kushtueshëm në Manhattan Upper East Side, apartament që dikur i përkiste Jeffrey Epstein. Prej aty, historia merr kthesa të çuditshme.

Në një intervistë me The Los Angeles Times, 30-vjeçarja Nekrasova  thotë se njihte personalisht një nga viktimat e Epstein. “Shkova me të në datën e gjyqit që kishin pas vdekjes së tij, ku ata i ftuan viktimat të thoshin diçka në gjykatë, ndaj ndjeva një lloj afërsie me të. Ky lloj horroripsikologjik më duket më i vërtetë se shumë dokumentarë që janë shfaqur.”

Filmi do të ketë premierën e parë mbarëbotërore në Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

 

Të këshilluara

'Rebelde' rikthehet në Netflix

Telenovela e famshme meksikane, me adoleshentët më të famshëm mbajti mbërthyer gjithë të rinjtë për plot 440 episode gjatë viteve 2004-2006. “Rebelde” u luaj...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI