Flash

Mjeku i njohur viktimë e Covid-19, pas tre javësh ndërron jetë edhe e shoqja

Lapsi.al 1 March 2021
Mjeku i njohur viktimë e  Covid-19, pas tre javësh ndërron

Afro tre javë pas ndarjes nga jeta të neuropsikiatrit Hiqmet Shqerra për shkak të infektimit me Covid-19, ka ndërruar jetë edhe e shoqja. Lajmin e ka dhënë i biri me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Përmes një dedikimi prekës ai shkruan se prindërit e tij nuk mundën të qëndronin të ndarë për shumë gjatë ndërsa premton se do të ndjekë hapat e tyre duke mbajtur larg emrin e të ëmës dhe të atit me respekt.

Neuropsikiatri i njohur Hiqmet Shqerra u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.  Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

  Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në orët e pasdites dhe më pas shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin. P...

07:14

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI