Flash

Covid-19 në Shqipëri/ Vijnë sot 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer

Lapsi.al 1 March 2021
Covid-19 në Shqipëri/ Vijnë sot 15 mijë doza të tjera

Nga sot, numri i vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore do të zgjerohet me 15 mijë doza të tjera. Njoftimin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës Astrazeneca në kuadër të programit Covax.

“Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë sot do të mblidhet sërish Komiteti Teknik i Ekpertëve për të diskutuar mbi rrezikun që kanoset nga prezenca e varianteve të reja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

  Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në orët e pasdites dhe më pas shtim vranësirash të dendura në të gjithë territorin. P...

07:14

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI