Flash

Rikthehen aspektet e errëta të së kaluarës erotike të regjisorit të famshëm

Lapsi.al 22 February 2021
Rikthehen aspektet e errëta të së kaluarës erotike të

Dokumentari i HBO “Allen v Farrow”, ka rikthyer aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, ku në qendër ishte lufta e ashpër e kineastit legjendar amerikan me ish-partneren e tij dhe ish muzën, Mia Farrow .

Ky dokumentar shfaq ankesa serioze që janë bërë ndër vite kundër regjisorit 85-vjeçar dhe kanë të bëjnë me preferencën që ai gjithmonë dukej se kishte për gratë shumë më të reja se ai.

Një nga dëshmitë e mbajtura në dokumentar është ajo e Christina Engelhardt, një grua që pretendon se krijuesi i famshëm e joshi atë kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 41.

Sipas gruas 61-vjeçare tanimë, ai dhe Woody Allen u takuan në një restorant në New York. Sipas saj, pas këtij takimi të parë në restorant, filloi një lidhje e fshehtë dashurie mes saj dhe regjisorit që do të zgjaste 8 vjet.

Në atë kohë, vajza adoleshente po bënte hapat e saj të parë në fushën e modelimit. Kështu Woody Allen e bëri historinë e tyre film “Annie Hall” dhe “Manhattan”, dy nga filmat e tij më ikonikë, të regjisorit. Christina flet pas rreth 4 dekadash për ironinë që fsheh komploti i filmit të famshëm.

“Ky film më kujtoi gjithnjë se si ai luante me personazhet në filmat e tij dhe se si ai luante me mua,” tregon Christina.

Në fakt, ish-modelja pretendon se kjo marrëdhënie ishte e njohur plotësisht për partneren e tij të atëhershme, Mia Farrow.

Christina përshkruan për prestigjozen “Daily Mail” se si ajo merrte rregullisht autobusin nga shtëpia e prindërve të saj në New Jersey dhe udhëtonte dy orë për të vizituar të dashurin e saj të famshëm.

“Ne ishim atje vetëm për disa orë, përfshirë seksin. Një gotë verë, pak bisedë, një lojë shahu. Unë nkurrë nuk e kam kaluar natën atje”, tregon 61-vjeçarja.

Njohja me Mia Farroë dhe seksi në grup.

Marrëdhënia sekrete e 41-vjeçarit me vajzën adoleshente është vetëm një ndër momentet e errëta të së kaluarës së regjizorit.

Ky dokumentar u përqendrua edhe tek martesa e tij me Sun-Yi (vajza e birësuar e ish-partneres Mia Farrow), të cilën ai u takua për herë të parë kur ishte 10 vjeç.

Nga ana e saj, Christina beson se ajo ra në dashuri me Allen sepse e admironte shumë.

Rreth një vit pasi u takuan, Allen u takua me vajza të tjera të reja dhe i sugjeroi Christin-ës që të kishin një treshe.

“Mendova se ishte pjesë e përvojës jetësore dhe e pranova,” tregon gruaja sot.

Kur pashë për herë të parë “Manhattan” në 1979, ajo tregon se qau. Komploti e zuri në befasi: “Më vonë i thashë Woody-t : “Uau, ajo më kujton mua “dhe ai u përgjigj duke qeshur” Vërtetë? ” “Ndjeva sikur ai kishte marrë pjesët e mia dhe i kishte futur në film”.

Christina u largua nga Shtetet e Bashkuara në 1983 dhe u transferua në Romë për punë, pasi Allen refuzoi ta ndihmonte në karrierën e saj të aktrimit.

Sipas saj, ky ishte fundi i marrëdhënies së saj me regjisorin e famshëm.

Të këshilluara

Kanye West, kohë të vështira pa Kim K

Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian, janë rrugës drejt ndarjes së tyre. Derisa po jetojnë të ndarë, po flitet se reperi është duke kaluar kohë të vësht...

12:54

Jonida dhe Romeo prej kohësh të ndarë

Është përfolur shumë kohët e fundit për shkëputjen e marrëdhënies së dashurisë mes Jonida Maliqit dhe aktorit i humorit, Romeo Veshaj. Këtë gjë e konfirmoi vetë...

17:35

Kim dhe Kanye, zyrtarisht të ndarë

Kim Kardashian dhe Kanye West janë zyrtarisht të divorcuar! Sipas Page Six, TMZ dhe E!Neës, ish-çifti janë ndarë përmes divorcit më miqësor që mund të ekzistojë...

12:43

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI