Flash

Olta Gixhari flet për herë të parë për partnerin

Lapsi.al 22 February 2021
Olta Gixhari flet për herë të parë për partnerin

Aktorja Olta Gixhari, e cila prej më shumë se një viti po jeton në Spanjë me bashkëshortin e saj misterioz, me anë të videove që poston, i habit çdo ditë e më shumë ndjekësit me jetën si në filma, nga luksi i veshjes, te rutina e gatimeve në shtëpinë ku jeton, aq luksoze sa shtëpitë që shihni në telenovelat meksikane.

Gjatë periudhës së izolimit, Olta, e lumtur që karantanimi e gjeti pranë të dashurit, bëri disa lidhje me Skype me televizionet shqiptare, duke rrëfyer nga momentet e bukura duke i gatuar partnerit e deri tek ato stresuese kur dilte në rrugë dhe Policia i kërkonte detaje të hollësishme edhe kur shkonte në market.

Por së fundmi e ftuar në “Jonida’s Room”, Olta rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj si nënë e re e një djali të vogël dhe gjithashtu foli për partnerin e saj.

Aktorja rrëfeu se emrin e vogëlushit e ka zgjedhur që në muajin e katërt dhe se në fakt emrin e tij e ka zgjedhur Armina Mevlani.

“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe u kam thënë 'më dërgoni lista ose emra që mendoni' dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ishte shumë tek emrat spanjollë dhe midis emrave që më dha ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim 'më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme'. U la me aq biseda dhe kalonin ditët, e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.

Aktorja foli për herë të parë publikisht edhe për bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik. Ajo tha se atij nuk i pëlqen të shfaqet në rrjete sociale dhe se nuk e koncepton këtë gjë, pasi është shumë diskret dhe se dëshiron ta respektojë vendimin e tij.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, e plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh Gixhari.

Ndër të tjera Olta tha se nuk e mendon rikthimin në Shqipëri, sepse është më mirë në Spanjë, edhe pse nuk e ka të lehtë që po jeton jashtë.

Të këshilluara

Khloe dhe Tristan zyrtarisht bashkë

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë ende të përfliten për marrëdhënien e tyre, që ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë viteve. Muajt e fundit ata janë ...

13:37

Kate Winslet rrëfen 7 minutat nën ujë

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi në mos kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, si pasojë e xhirimeve të Avatar 2. Në një int...

11:57

Kanye West, kohë të vështira pa Kim K

Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian, janë rrugës drejt ndarjes së tyre. Derisa po jetojnë të ndarë, po flitet se reperi është duke kaluar kohë të vësht...

12:54

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI