Flash

Khloe dhe Tristan zyrtarisht bashkë

Lapsi.al 22 February 2021
Khloe dhe Tristan zyrtarisht bashkë
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë ende të përfliten për marrëdhënien e tyre, që ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë viteve. Muajt e fundit ata janë përfolur se kanë rregulluar raportet mes tyre dhe madje disa kanë aluduar edhe se janë fejuar. Mirëpo disa burime pranë çiftit i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur për “Daily Mail” se ata të dy nuk janë fejuar. Megjithatë fansat vazhdojnë ende të dyshojnë se Tristan dhe Khloe kanë nisur sërish një lidhje mes tyre dhe jo pa të drejtë. Së fundmi Khloe ka postuar në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shfaqet shumë tërheqëse dhe seksi. Mes mijëra komenteve, ndjekësve dhe fansave të saj ju ka rënë në sy ai i Tristan Thompson. “Mbretëresha ime”, ka komentuar basketbollisti në postimin e ish-partneres së tij. Sigurisht që këto fjalë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke pasur parasysh që para disa muajsh marrëdhënia mes tyre shkoi drejt fundit. Ajo që e konfirmon rikthimin e dyshes është Kim Kardashian, e cila në episodin e fundit të “KUWTK” tregon se Khloe ka siklet ta pranojë para publikut që është rikthyer me Tristan-in. “Ajo e vret shumë mendjen për çfarë do të mendojnë të tjerët. Khloe nuk ka qenë kështu, dikur as që i interesonte çfarë thoshin të tjerët për të.”- ka thënë Kim, duke e inkurajuar motrën të mos ndikohet nga fjalët që thuhen për të. Doni akoma? Khloe “ka turp” ta thotë me gojën e saj, por unaza e diamantit në gisht foli vetë! Në foton e fundit në Instagram, ajo ka publikuar një foto ku tregonte këpucët ngjyrë bezhë, por vëmendjen e mori gjithçka tjetër përveç këpucëve. Të shumtë ishin ata që komentuan unazën (e fejesës për herë të dytë), ndërsa Tristan është përpjekur ta shmangë vëmendjen me një koment “Uau, bari është prerë në përsosmëri!”.

Të këshilluara

Kate Winslet rrëfen 7 minutat nën ujë

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi në mos kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, si pasojë e xhirimeve të Avatar 2. Në një int...

11:57

Kanye West, kohë të vështira pa Kim K

Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian, janë rrugës drejt ndarjes së tyre. Derisa po jetojnë të ndarë, po flitet se reperi është duke kaluar kohë të vësht...

12:54

Jonida dhe Romeo prej kohësh të ndarë

Është përfolur shumë kohët e fundit për shkëputjen e marrëdhënies së dashurisë mes Jonida Maliqit dhe aktorit i humorit, Romeo Veshaj. Këtë gjë e konfirmoi vetë...

17:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI