Flash

Kate Winslet rrëfen 7 minutat nën ujë

Lapsi.al 22 February 2021
Kate Winslet rrëfen 7 minutat nën ujë

Aktorja Kate Winslet rrëfen se për pak mendoi në mos kishte ndërruar jetë, gjatë shtatë minutave që kaloi nën ujë, si pasojë e xhirimeve të Avatar 2. Në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjitha kjo, pasi kishte mësuar të zhytej posaçërisht për rolin e saj në film.

“Ju nuk mund të mendoni për asgjë, nuk mund të bëni lista apo krijoni mendime në kokën tuaj, thjesht shihni flluska poshtë jush … Fjalët e mia të para pas daljes nga uji ishin: A kam vdekur?”

Artistja sqaroi se zhytjen e mësoi me ndihmën e bashkëshortit të saj, Ned Rocknroll, i cili u tregua tepër i duruar dhe bashkëpunues.

Më herët, në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, Kate tregoi:

“Unë duhej të mësoja se si të zhyhesha lirshëm për të luajtur rolin tim në filmin “Avatar” dhe kjo ishte thjesht e pabesueshme. Qëndrova në ujë për shtatë minuta dhe 14 sekonda, çmenduri”.

Kështu aktorja theu rekordin e Tom Cruises-s sa i takon filmimit nën ujë, ku ky i fundi qëndroi 6 minuta për Mission: Impossible — Rogue Nation.

Të këshilluara

Kanye West, kohë të vështira pa Kim K

Rep-artisti Kanye West dhe Kim Kardashian, janë rrugës drejt ndarjes së tyre. Derisa po jetojnë të ndarë, po flitet se reperi është duke kaluar kohë të vësht...

12:54

Jonida dhe Romeo prej kohësh të ndarë

Është përfolur shumë kohët e fundit për shkëputjen e marrëdhënies së dashurisë mes Jonida Maliqit dhe aktorit i humorit, Romeo Veshaj. Këtë gjë e konfirmoi vetë...

17:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI