Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Fier/ Makina përfshihet nga flakët në ecje, rrezikon shoferin

Lapsi.al 20 February 2021
Fier/ Makina përfshihet nga flakët në ecje, rrezikon shoferin

Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Patos, pranë stacionit të lagjes “1 Maji”. Automjeti tip “Hyundai” ka qenë në ecje kur papritur ka marrë flakë, duke shpëtuar pa u shkrumbuar plotësisht.

Sapo ka vënë re tymin që kishte nisur të dilte nga pjesa e kroskotit, drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje.

"Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Hunday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI