Flash

"Do të vaksinojmë fillimisht personalitetet", Fuga për Ramën: Një i rrezikshëm që merr rolin e zotit e që duhet lidhur

Lapsi.al 18 February 2021
"Do të vaksinojmë fillimisht personalitetet", Fuga për

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se vaksinimi do të nisë me personalitetet mbi 80 vjeç.

I revoltuar Fuga shkruan se  “jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur”.

Ai e konsideron Ramën të rrezikshëm, duke e cilësuar si një të marrë që merr rolin e Zotit.

“Vaksinimi me prioritet i te ashtuquajturve personalitete do te ishte nje krim, një genocid, një marrje pergjegjesie për vdekjen e kujtdo tjetër, do te ishte nje eugjenizem i tipit hitlerian, jeta e njeriut vlen njësoj, si e atij që ka punuar 40 vjet në minierë, si e nobelistit, si e një njeriu që e ka kaluar jetën në burg, si e një njeriu që jeta e la pa shkollë, por është një gjyshe e dashur. Kush përcakton se kush do të vdesi ose kush do të jetojë me kritere meritash shoqërore është një i marrë që merr rolin e Zotit, është një i rrezikshëm që duhet lidhur. E kap edhe kodi penal veç të tjerash. Thirrini mendjes o personalitete!”, shkruan Fuga.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI