Flash

Ndërron jetë babai i Nicki Minaj, përplaset për vdekje nga një makinë

Lapsi.al 15 February 2021
Ndërron jetë babai i Nicki Minaj, përplaset për vdekje nga

Robert Maraj, babai 64-vjeçar i reperes Nicki Minaj, humbi jetën të shtunën, 12 shkurt, në një aksident. Maraj po ecte përgjatë një rruge në Long Island të premten, kur u përplas nga një makinë, që më pas vazhdoi të ecte, sipas policisë dhe nuk ka asnjë përshkrim të dobishëm nga dëshmitarët. Ngjarja ndodhi pasdite rreth orës 6 dhe direkt pas aksidentit, 64-vjeçari u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur një ditë më pas. Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Onika Tanya Maraj, nuk e ka adresuar ende publikisht vdekjen e të atit .

Këngëtarja më parë e ka përshkruar babain si të dhunshëm ndaj nënës së saj dhe në një intervistë për Rolling Stone në 2010-ën ka thënë se ai dikur “i vuri flakën shtëpisë së tyre me nënën e saj brenda”.

"Mbaj mend kur nëna ime e linte babanë tim të ishte i dhunshëm me të dhe ajo gjithmonë kujton historinë kur unë isha e vogël dhe shtrija krahët përpara saj për mbrojtje. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më përshkruajnë si të ashpër apo të egër, sepse unë u betova që nga ajo moshë asnjë burrë nuk do të më abuzonte kurrë, nuk do të më trajtonte kurrë ashtu. Pastaj papritmas, ajo ishte jeta ime”, është shprehur reperja në dokumentarin e 2018-ës, “Queen”.

Të këshilluara

Meghan Markle në pritje të ëmbël

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. “Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i ...

10:38

Aktorja turke ,nënë për herë të parë

Aktorja turke Ozge Ozder është bërë nënë për herë të parë. Sipas mediave turke Ozge ka sjellur në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Eva Lu...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI