Flash

Për çfarë u përplasën Roza Lati dhe Stresi

Lapsi.al 15 February 2021
Për çfarë u përplasën Roza Lati dhe Stresi

Një deklaratë e moderatores Roza Lati, pak ditë më parë në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit solli reagimin e reperit Stresi.

Së pari, çfarë tha Roza Lati?

Teksa po realizonte lojën me emoji, një intervistë ku Roza komentonte disa figura publike, në fund erdhi radha e dyshes Streisi-Keisi. Ndërkohë që për Stresin shfaqi emoji-n e zemrës duke shtuar se “për atë kam këtë zemrën, sepse është djalë shumë i mirë dhe korrekt”, për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.

“Për këtë vajzën ka ngelur kjo, për reagimin e saj ekstrem kot palidhje që pati për skeçin që patëm me Stresin. Disa njerëz ca gjëra i bëjnë për vëmendje, famë”.

Përmes një postimi në InstagramStory, Stresi ka reaguar mbrëmjen e sotme duke shkruar:

“Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty”.

Keisi nuk e priti aspak mirë një skeç të realizuar nga Roza Lati dhe Stresi për arrestimin e reperit dhe burgosjen e tij për pjesëmarrje në grupet kriminale dhe armëmbajtje rreth një vit më parë.

“Si ta bëjmë mizën balenë”, titullohej skeçi në të cilin reperi dhe moderatorja inskenuan momentin e tij të arrestimit.

Roza bëri rolin e një fanseje që i ishte futur në dhomën e hotelit Stresit, ndërkohë që ky nuk e kishte idenë se kush ishte. Më pas erdhi policia dhe arrestoi reperin, ndërkohë që Roza bërtiti “jam shtatzënë, më përdhunoi”.

Kjo skenë nuk i pëlqyeu aspak Keisit, e cila reagoi pas emisionit me një status ku shprehej se nuk duhet të tallesh ose të bësh humor me vuajtjet e të tjerëve.

Keisi u shpreh se Roza nuk duhej të prekte jetën e saj private dhe se nuk i shkonte aspak ky humor një prezantueseje emisioni.

Të këshilluara

Meghan Markle në pritje të ëmbël

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen sërish prindër. “Archie, i cili pritet të mbushë 2 vjeç më datë 6 maj do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha i ...

10:38

Aktorja turke ,nënë për herë të parë

Aktorja turke Ozge Ozder është bërë nënë për herë të parë. Sipas mediave turke Ozge ka sjellur në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Eva Lu...

17:00

Rinisin xhirimet e serialit 'Game of Thrones'

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se vazhdimësia e “Game of Thrones”, e quajtur “House of the Dragon” do të nisë xhirimet së shpejti. Lajmi u bë i ditu...

10:24

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI