Flash

Kendall Jenner konfirmon lidhjen me basketbollistin

Lapsi.al 15 February 2021
Kendall Jenner konfirmon lidhjen me basketbollistin

Mbrëmja e Shën Valentinit duket se e joshi modelen Kendall Jenner për të bërë publike romancën e saj. Zyrtarisht, ylli i familjes Kardashian është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. Ishte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çfti është ende bashkë dhe se po marrëdhënia po funksionon. Sipas të njëjtin burim, sekreti duket se është fakti që të dashuruarit po i marrin gjërat shtrur.

“Nuk kanë pritshmëri të larta dhe nuk janë zotuar në premtime të çmendura. Axhenda e Kendall-it është shumë e zënë dhe Devin e kupton këtë gjë fare mirë. Ajo është tepër individualiste në disa gjëra, i pëlqen të ketë hapësirën e saj dhe kohë me familjen dhe miqtë”.

Në gushtin e 2020-ës, një burim tha për “Us Weekly” se Jenner dhe Booker nuk e kishin fort seriozisht.

“Po dalin bashkë, por nuk ka asgjë serioze mes tyre”.

Por duket se e vërteta flet ndryshe.. Ata të dy kanë kaluar një kohë të konsiderueshme bashkë, duke ndërmarrë madje një udhëtim nga Los Angeles në Arizona prillin e vitit të shkuar, në nisjen e pandemisë.

Të këshilluara

Aktorja turke ,nënë për herë të parë

Aktorja turke Ozge Ozder është bërë nënë për herë të parë. Sipas mediave turke Ozge ka sjellur në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Eva Lu...

17:00

Rinisin xhirimet e serialit 'Game of Thrones'

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se vazhdimësia e “Game of Thrones”, e quajtur “House of the Dragon” do të nisë xhirimet së shpejti. Lajmi u bë i ditu...

10:24

Ky Shën Valentin e gjen single Jonida Maliqin

Të paktën kështu deklaroi këngëtarja në episodin e kësaj të shtune në emisionin “Jonida’s room”, transmetuar në Vizion Plus. Ndaj për këdo që mendonte se Maliqi...

19:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI