Flash

Fjalët e para të Isa Mustafës pas dorëheqjes: Dua që LDK të fuqizohet e të rikthehet si forcë e rëndësishme politike

Lapsi.al 15 February 2021
Fjalët e para të Isa Mustafës pas dorëheqjes: Dua që

Ppas mbledhjes me strukturat e Partisë, në një deklaratë për mediat, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka pranuar dhënien e dorëheqjes prej postit aktual.

Vendimi tha ai vjen në respekt të votës së qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, në të cilat LDK doli forcë e tretë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kryesoi me një rezultat të thellë.

“Vota e qytetarëve është ajo e cila respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote e hapjes së rrugës së mëtutejshme për riorganizim të LDK-së unë sot e kam njoftuar se do e thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri në një periudhë shumë të shpejtë kohore, me statut e kemi 60 ditë por unë do e bëj shumë më shpejt, që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri.

Ne do bëjmë gjithë përgatitjet përmes kryesisë që ky proces të kryhet sa më me sukses.

Vlerësoj mbajtjen e përgjegjësive objektive për këtë që na ka ndodhur, unë dua ta ruaj LDK, dua që të fuqizohet dhe të rikthehet si forcë e rëndësishme politike se i nevojitet Kosovës dhe na nevojitet ne. Unë po tërhiqem dhe Kuvendi do zgjedhë kryetarin e ri të LDK”,- tha Mustafa.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI