Flash

Greqia marrëveshje me Izraelin për udhëtimet

Lapsi.al 9 February 2021
Greqia marrëveshje me Izraelin për udhëtimet

Në përpjekje për të ringjallur turizmin e dëmtuar nga pandemia e COVID-19, Izraeli dhe Greqia janë pajtuar për një marrëveshje që do të ju mundësojë qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit të udhëtojnë pa kufizime, sapo të rinisin fluturimet.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se marrëveshja “do t’u mundësojë turistëve izraelitë të kalojnë pushimet e tyre në Greqi pa asnjë kufizim”.

Por, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi një përqindje e konsiderueshme e popullsisë të jetë vaksinuar, tha ai.

Izraeli ka vaksinuar më shumë se 3.5 milionë banorë nga nëntë milionë sa ka popullsia e tij. Më shumë se dy milionë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Izraeli njihet për fushatën më të shpejt në botë të vaksinimit.

Greqia ka rreth 11 milionë banorë, por ka vaksinuar më pak se 360.000.

Netanyahu tha se të dy kryeministrat diskutuan për një marrëveshje të “pasaportës së gjelbër” (certifikatës së vaksinimit) që do të lejojë turistët izraelitë “të shkojnë në Greqi, pa asnjë kufizim.

Izraeli të dielën filloi të lehtësonte masat e izolimit kundër koronavirusit të vendosura që nga dhjetori i vitit 2020.

Shteti hebre ka regjistruar rreth 696.000 raste me koronavirus dhe 5,171 vdekje nga sëmundja COVID-19, raporton AFP. /REL

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI