Flash

Senati gati të hetojë Trumpin/ Sondazhi: Amerikanët duan dënimin e tij

Lapsi.al 8 February 2021
Senati gati të hetojë Trumpin/ Sondazhi: Amerikanët duan

Senati amerikan nis të martën gjykimin e ish-presidentit republikan të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” më 6 janar. Atë ditë, mbështetësit e tij kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit amerikan, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Pesë persona, përfshirë një polic, kanë vdekur në trazira. Sipas një sondazhi të kryer nga ABC News dhe Qendra e Kërkimeve Ipsos, shumica e amerikanëve – 56 për qind – duan që Senati amerikan ta dënojë Trumpin dhe, në këtë mënyrë, ta ndalojë atë të udhëheqë ndonjë zyrë publike në të ardhmen.

Megjithatë, 50 demokratët e Senatit do të kenë nevojë për votat e së paku 17 republikanëve për ta dënuar ish-presidentin. Ky rezultat duket se nuk ka gjasa të arrihet. Shumë senatorë republikanë i kanë dënuar veprimet e Trumpit rreth trazirave në Kongres, por vetëm një pjesë e vogël e tyre ka treguar gatishmëri për ta dënuar atë. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar. Sipas demokratëve, një fjalim i Trumpit më 6 janar, si dhe pretendimet e pabazuara të tij për mashtrime në zgjedhje e kanë provokuar turmën për të sulmuar Kongresin. Avokatët e Trumpit, në anën tjetër, pritet të argumentojnë se retorika e tij, që hedh dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve, është liri e shprehjes, e mbrojtur me Kushtetutë./Rel

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI