Flash

Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Lapsi.al 7 February 2021
Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Irani po vë kushte për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me fuqitë perëndimore. Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet, nëse duan që Irani të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Njoftimi është bërë nga televizioni shtetëror iranian.

Pasi të shohim se sanksionet janë hequr, atëherë ne do t’i kthehemi zotimeve tona“, ka thënë Khamenei. Më herët ministri i Jashtëm i Iranit i kërkoi Uashingtonit të veprojë shpejt për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ai ka thënë se “koha po kalon për amerikanët”, duke e ndërlidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor në Iran. Parlamenti Iranian miratoi një legjislacion në dhjetor i cili e detyron qeverinë të fuqizojë programin bërthamor, nëse SHBA-ja nuk i lehtëson sanksionet deri më 21 shkurt.

Ne nuk kemi nevojë të kthehemi në tryezën e negociatave. Amerika është ajo që duhet të gjejë rrugën për të ardhur në tryezë“, ka thënë kryediplomati iranian. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe filloi rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit të zhvillojë armë bërthamore. Si përgjigje, Teherani gradualisht ka shkelur pjesë të paktit. Muajin e kaluar, Teherani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një nivel që kishte arritur para marrëveshjes.

Administrata e presidentit, Joe Biden, po shqyrton mënyrat për t’u kthyer në marrëveshje. Biden ka thënë se nëse Teherani kthehet në përputhje të plotë me paktin, Uashingtoni do ta pasonte, por Teherani ka thënë se së pari Uashingtoni duhet të lehtësojë sanksionet./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI