Flash

Moska hedh poshtë thirrjen e Biden për lirimin e opozitarit Navalny

Lapsi.al 7 February 2021
Moska hedh poshtë thirrjen e Biden për lirimin e opozitarit Navalny

Presidenti Joe Bien sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuat që ai të lirojë menjëherë dhe pa kushte udhëheqësin e opozitës Alexey Navalny. Ky qëndrim i Presidentit Biden është një ndryshim i madh krahasuar me ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë atë që e cilësoi si “ultimatum” nga Presidenti Biden. Mbarë bota ndoqi këtë javë dënimin me burg nga një gjykatë në Moskë të udhëheqësit opozitar Alexey Navalny me dy vjet e tetë muaj të tjera. Zoti Navalny sapo ishte kthyer në vendin e tij pas një sulmi gati vdekjeprurës me gaz nervor, që besohet gjerësisht se ishte urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Putinit që të lirojë menjëherë opozitarin Navalny.

“Ia bëra të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im, se kanë marrë fund ditët kur Shtetet e Bashkuara i kthejnë shpinën veprimeve agresive të Rusisë – ndërhyrja në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të saj.”

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të dënojnë Rusinë. Në Moskë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i quajti komentet e zotit Biden “agresive dhe jokonstruktive”.

“Çdo aludim për një ultimatum është absolutisht i papranueshëm për ne. E kemi thënë që nuk do të marrim parasysh deklarata të tilla që duan të na imponojnë”,tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, thotë se helmimi i zotit Navalny dhe më pas arrestimi i tij do ta bëjë praktikisht të pamundur që administrata e Presidentit Biden të ketë marrëdhënie diplomatike normale me Moskën.

“Besoj se zotit Putin i pëlqen t’i ketë Shtetet e Bashkuara si një armik. Ai mendon se kjo është e dobishme për të në politikat e tij të brendshme.”

Opozitari Navalny e ka ironizuar Putinin dhe ka dokumentuar korrupsionin e tij, duke thënë se presidenti rus do të hyjë në histori si “Vladimiri, Helmuesi i Ndërresave”. Stephen Sestanovich i Këshillit për Mardhënie me Jashtë thotë se Putini e shikon politikanin e opozitës me seriozitet vdekjeprurës.

“Navalny po krijon një lloj sfide me të cilën Putini nuk është përballur prej shumë kohësh, demonstrata në më shumë se 100 qytete ruse, nga të gjitha grupmoshat, që kanë shtuar vëmendjen tek korrupsioni i regjimit.”

Zoti Sestanovich thotë se Putini tani do të marrë parasysh qëndrimin e administratës së Presidentit Biden për të shqyrtuar se si do të trajtohet opozitari Navalny dhe protestuesit që ai frymëzon./VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI