Flash

Vaksina e AstraZeneca më pak efektive kundër llojit të ri të COVID-19

Lapsi.al 8 February 2021
Vaksina e AstraZeneca më pak efektive kundër llojit të ri të

Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it dhe AstraZeneca është më pak efektive kundër llojit të mutacionit të koronavirusit që është vërejtur në Afrikën e Jugut.

Në një deklaratë nga AstraZeneca thuhet se “Të dhënat e para treguan se vaksina ka efikasitet të kufizuar kundër sëmundjes së lehtë të shkaktuar nga mutacioni i koronavirusit të Afrikës së Jugut i emërtuar si B.1.351”.

Por, aktiviteti i antitrupave të krijuar nga vaksina, thuhet se siguron mbrojtje ekuivalente me vaksinat e tjera kundër sëmundjes më të rëndë nëse koherenca e dozës aplikohet veçanërisht në periudhën 8-12 javë.

Më tej bëhet e ditur se vaksina ka filluar të përshtatet me mutacionin e Afrikës së Jugut dhe nëse është e nevojshme dorëzimet do jenë të gatshme në vjeshtë.

Prof. Sarah Gilbert e cila është në krye të ekipit që zhvillon punimet për vaksinën kundër COVID-19 në Universitetin e Oxford-it, në një deklaratë për BBC tha se “Ndoshta nuk do të mund ta zvogëlojmë aq shumë numrin e rasteve, por nuk do të shohim vdekjet, shtrimet në spital dhe të sëmurët rëndë”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI