Flash

Ekspertët e OBSH-së: Nuk ka prova që COVID-19 u përhap nga Wuhan

Lapsi.al 9 February 2021
Ekspertët e OBSH-së: Nuk ka prova që COVID-19 u përhap nga

Coronavirusi i ri mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone jashtë Wuhanit përpara rasteve të para të raportuara të shpërthimit, sipas një misioni të përbashkët që po heton origjinën e pandemisë.

Sipas mediave të huaja, të dhënat e pabotuara sugjerojnë se mostrat e SARS-CoV-2 u gjetën disa javë para rasteve të para të raportuara në Wuhan, tha në një konferencë për shtyp kreu i panelit të ekspertëve Komisionit Kombëtar të Shëndetit për COVID -19, Liang Wannian.

Sidoqoftë, ai tha se nuk kishte asnjë provë që COVID-19 ishte përhapur në Wuhan para dhjetorit 2019, kur u raportuan rastet e para, pasi zyrtarët panë mostrat e hulumtimit, shitjet farmaceutike dhe të dhënat e spitalit.

Nuk kishte gjithashtu asnjë provë të “shpërthimeve të mëdha” para dhjetorit 2019 në Wuhan ose diku tjetër, sipas një zëdhënësi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

 

Ndryshe, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke punuar me ekspertë në Kinë, kanë hulumtuar se si filloi pandemia e COVID-19.

Ekipi ka vizituar vendet kyçe në Wuhan, ku janë raportuar rastet e para, dhe ka folur me pacientë, personat e parë që përgjigjen dhe shkencëtarë kinezë.

Dëshmitë e deritanishme sugjerojnë se coronavirusi i ri mund të jetë “hedhur” nga kafshët te njerëzit, por ekipi ka thënë se nuk është ende i sigurt saktësisht se nga cilat kafshë ka ardhur ose ku ka ndodhur kjo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI