Flash

Administrata Biden vendos të rikthehet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së

Lapsi.al 9 February 2021
Administrata Biden vendos të rikthehet në Këshillin e të

Administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden ka vendosur t’i ribashkohet Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sipas një zyrtari amerikan.

Një zyrtar i lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të njoftojë sot se SHBA-ja ka vendosur të bashkohet me Këshillin me seli në Gjenevë në cilësinë e “vëzhguesit”.

“Ne e dimë se mënyra më efektive për të përmirësuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së është që të angazhohemi në marrëdhënie të ngushta parimore me Këshillin”, tha ai.

Duke deklaruar se Këshilli ka potencialin të jetë një forum i rëndësishëm për ata që luftojnë tiraninë dhe padrejtësinë në gjithë botën, zyrtari amerikan theksoi se prania e Shteteve të Bashkuara në Këshill do ta ndihmojë atë të arrijë këtë potencial.

Ndryshe, ish-presidenti amerikan Donald Trump largoi vendin nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në vitin 2018 me arsyetimin se ky organ ishte paragjykues ndaj Izraelit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI