Flash

Dokumentari 'Fake Famous' vë në pah anën e errët të mënyrës se si krijohen 'influencuesit" në rrjetet sociale

Lapsi.al 3 February 2021
Dokumentari 'Fake Famous' vë në pah anën e errët

Fake Famous, dokumentari i parë nga ish-reporteri i New York Times dhe Vanity Fair Nick Bilton, shqyrton hollësitë e të qenit "i famshëm në internet" këto ditë, kryesisht duke u përqëndruar në influencuesit e Instagram. Sipas Bilton, mbi 40 milion llogari në Instagram kanë mbi 1 milion ndjekës, dhe mbi 100 milion llogari kanë mbi 100,000 ndjekës. "A mund të jenë të gjithë të famshëm?" pyet ai.

Dokumentari i ri i HBO "Fake Famous" supozohet të ekspozojë cekëtinë e influecuesve të mediave sociale.

Ajo që Bilton vendos të bëjë në këtë dokumentar është të zgjedhë tre persona me ndjekje relativisht të vogël në Instagram dhe të shoh nëse ai mund t'i bëjë ata "të famshëm fake". Kjo do të thotë që ata të arrijnë një numër të konsiderueshëm ndjekësisht në mënyrë që kompanitë të nisin bashkëpunimin duke ju dërguar gjëra falas dhe, përfundimisht, t'i paguajnë ata për të reklamuar produkte në rrejtet e tyre sociale. Ai gjithashtu interviston ekspertë përfshirë Justine Bateman, e cila  ishte masivisht e njohur përgjatë viteve '80 dhe '90 dhe ka shkruar një libër mbi këtë temë dhe gazetarët u futën në kulturën e influencimit si Taylor Lorenz i Neë York Times.

Me ndihmën e drejtorit të kastit, Bilton gjeti tre subjektet e tij nga 4,000 aplikantë: Dominque Druckman, Wylie Heiner dhe Chris Bailey. Ai krijon fotosesione që krijojnë një stil jetese joshësqë duket sikur “subjektet” e tij po jetojnë një jetë të mahnitshme.

Ai gjithashtu blen ndjekës nga kompani të ndryshme, pastaj në postimet e këtyre personave që po eksperimenton ai shkon në një kompani tjetër që shet pëlqime dhe komente. Të dy duhej të caktoheshin në kohë dhe të shtoheshin në një mënyrë të njëjtë për të mos njoftuar softuerin e IG se llogaria po ndihmohej kundrejt një pagese dhe jo ndjekës real. Megjithëse, sipas Bilton dhe ekspertëve që ai interviston, ata nuk përpiqen shumë të ndalojnë robotët, sepse ndjekësit nënkuptojnë para, pa marrë parasysh se nga vijnë. Shumica e llogarive më të mëdha të IG, duke përfshirë të famshëm si Kim Kardashian, kanë miliona llogari fake që i ndjekin ato.

Ajo që Bilton zbulon është se dy nga tre personat që ai zgjodhi ndiheshin plotësisht të pakëndshëm me ndjekësit dhe pëlqimet e rreme, dhe njëri prej tyre thjesht donte të ishte uni i tyre autentik në internet. Por njëri prej tyre përfundoi me të vërtetë duke bërë që pasuesit e rremë dhe fotosesionet false të funksiononin. Ju mund ta merrni me mend kush është kjo duke parë profilet e tyre (të lidhura nën emrat e tyre më lart).

Përshtati: ©Lapsi.al

Marrë nga: Decider

Të këshilluara

Hidhet në gjyq Mariah Carey nga motra e saj

Një shqetësim të madh emocional duket se i kanë shkaktuar motrës së Mariah Carey-t, libri me kujtimet e yllit të muzikës, aq sa vendosi ta hidhte në gjyq për 1....

11:57

Çfarë ndodhet në çantën e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka pozuar së fundmi për “British Vogue” dhe ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën e saj personale e shumë e shumë gjëra të tjera. Ylli i Hollywoo...

11:10

Jeff Bezos jo më drejtues i Amazon

Pas afro tre dekadash, që prej kohës së themelimit të Amazon (së bashku me ish- gruan e tij), Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet nga posti i shefit ekzekutiv (C...

10:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI