Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Çfarë ndodhet në çantën e Angelina Jolie

Lapsi.al 3 February 2021
Çfarë ndodhet në çantën e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka pozuar së fundmi për “British Vogue” dhe ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën e saj personale e shumë e shumë gjëra të tjera. Ylli i Hollywood-it pozoi me elegancë në oborrin e shtëpisë, rrethuar nga qentë e saj. Në intervstën e saj, Jolie tregoi se përgjatë gjthë këtyre muajve ajo ka shijuar qëndrimin në shtëpi me gjashtë fëmijët e saj.

“Nuk e di. Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira. Kam qenë e përqendruar në shërimin e familjes. Duket se më në fund akulli po shkrin dhe gjaku po rikthehet në trupin tim”, është shprehur Angelina kur është pyetur nëse është e lumtur me jetën e saj.

Përveç fotove dhe intervistës me ikonën e bukurisë, “British Vogue” ka realizuar edhe një video të shkurtër me Jolie. Kjo e fundit ka treguar për të gjithë se çfarë mban gjatë një dite normale në çantën e saj dhe ka pranuar se në fakt nuk ka asgjë interesante, sepse çantën e mbush me gjëra të fëmijëve.

“Përshëndetje British Vogue, jam Angelina dhe ja çfarë kam në çantën time. Ndonjëherë kam nga ata çantat e mëdha tipike të mamave dhe në të mund të ketë gjithçka. ‘Mami më mbaj pak telefonin. Mami a mund ta mbash këtë? Më duhet kjo. Merr dhe këtë’, thonë fëmijët dhe unë zakonisht marr ndonjë gjë të vogël për të ngrënë, telefona, libra, bluze, gjithçka që mund t`ju shkojë në mendje, por ja çfarë mbetet nga gjërat e mia”, thotë Angelina dhe më pas nxjerr syzet e saj të diellit e celularin.

Më pas ajo nxjerr parfumin, lapsat e syve dhe një çokollatë, që të gjithë menduan se ishte për fëmijët, por aktorja e kishte për vete.

Të këshilluara

Jeff Bezos jo më drejtues i Amazon

Pas afro tre dekadash, që prej kohës së themelimit të Amazon (së bashku me ish- gruan e tij), Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet nga posti i shefit ekzekutiv (C...

10:57

Ndahet nga jeta fotografi Ricky Powell

Fotografi i njohur, Ricky Powell, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e martë) në moshën 59-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur menaxhmenti i tij, duke inform...

14:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI