Flash

Jeff Bezos jo më drejtues i Amazon

Lapsi.al 3 February 2021
Jeff Bezos jo më drejtues i Amazon

Pas afro tre dekadash, që prej kohës së themelimit të Amazon (së bashku me ish- gruan e tij), Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet nga posti i shefit ekzekutiv (CEO), të një prej kompanive më gjigante dhe fitimpurëse në botë, e cila momentalisht shënon një vlerë prej 1.7 trilionë dollarë.

Ditën e djeshme, përmes një letre drejtuar 1.3 milionë punonjësve të tij, 57-vjeçari u bëri me dije se një lëvizje e tillë nuk nënkupton kurrsesi se ai po del në pensioni, por veçse dëshiron të përqëndrohet te pasionet personale, që përfshijnë hapësirën dhe problematikat e ndryshimeve klimatike. Ai do të zëvendësohet nga 53-vjeçari Andy Jassy, CEO i tanishëm i perandorisë Amazon Amazon Business Services (AWS).

Së shpejti, saktësisht në tremujorin e tretë të vitit, detyra e re e Bezos-it do të jetë ajo e kryetarit ekzekutiv, pra kreu i bordit të drejtuesve. Sipas tij, diçka e tillë do t’i falë kohën e duhur që të përqendrohet në “produkte dhe iniciativa të reja”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta fotografi Ricky Powell

Fotografi i njohur, Ricky Powell, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e martë) në moshën 59-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur menaxhmenti i tij, duke inform...

14:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI