Flash

Filmi "Hive" i regjizores kosovare kryeson “Sundance Film Festival”

Lapsi.al 3 February 2021
Filmi "Hive" i regjizores kosovare kryeson “Sundance Film

Festivali amerikan i filmit “Sundance Film Festival” është finalizuar mbrëmjen e djeshme me ndarjen e çmimeve në një ceremoni virtuale. Pjesë e këtij festivali u bë edhe filmi “Hive” me regji të Blerta Bashollit. Ky film ka fituar 3 çmimet më të rëndësishme në festival (Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e publikut) duke bërë kështu historinë në kinematografinë shqiptare.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne”, u shpreh Blerta përmes një video mesazhi pasi mori çmimin “Regjisorja më e mirë”.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet. Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës”, u shpreh Yll Uka, producenti i filmit.

Filmi “Hive” është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit, që e ka frymëzuar regjisoren për punën e saj. Në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, Fahrija (që luhet nga Yllka Gashi në film) fillon një biznes bujqësor për t’i siguruar mbijetesën familjes së saj, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Të këshilluara

Hidhet në gjyq Mariah Carey nga motra e saj

Një shqetësim të madh emocional duket se i kanë shkaktuar motrës së Mariah Carey-t, libri me kujtimet e yllit të muzikës, aq sa vendosi ta hidhte në gjyq për 1....

11:57

Çfarë ndodhet në çantën e Angelina Jolie

Angelina Jolie ka pozuar së fundmi për “British Vogue” dhe ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën e saj personale e shumë e shumë gjëra të tjera. Ylli i Hollywoo...

11:10

Jeff Bezos jo më drejtues i Amazon

Pas afro tre dekadash, që prej kohës së themelimit të Amazon (së bashku me ish- gruan e tij), Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet nga posti i shefit ekzekutiv (C...

10:57

Ndahet nga jeta fotografi Ricky Powell

Fotografi i njohur, Ricky Powell, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e martë) në moshën 59-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur menaxhmenti i tij, duke inform...

14:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI