Flash

Rama: Vaksinat vijnë sot në mbrëmje, janë më pak seç kishim parashikuar

Lapsi.al 1 February 2021
Rama: Vaksinat vijnë sot në mbrëmje, janë më pak

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë pas takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit e qarqeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të vijnë më pak doza se sa ishte parashikuar, por sipas kreut të qeverisë skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma.

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, nga java e tretë e Janarit. Sipas konfirmimit dozat e para do të mbërrijnë sot në darkë, dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë jemi shumë pranë një marrëveshje përfundimtare me Astra Zenecën, janë tre shtete me të cilat ne vijojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht të papriturave. Do vazhdojmë vaksinimin me mjekët dhe infermierët paralelisht me të moshuarit. Do të vijnë më pak doza nga sa kishte marrëveshja, por e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë, dhe pastaj vazhdojmë me të tjerët”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI