Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri dhe mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz Calavera me anë të një letre të fundit ka bërë bilancin e kohës që ka qenë në krye të ONM në Shqipëri. Me anë kësaj letre të fundit, Calavera ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj dhe stafit të saj në lidhje me vetingun. Shefja në largim e ONM-së ka thënë se muajt e fundit janë bërë disa sulme dhe shpifje të paprecedenta kundrejt stafit të ONM-së, sipas saj me qëllim që të shmangin Reformën në Drejtësi dhe të dëmtojnë zbatimin e saj.
Vendimin e Këshillit të BE-së mbi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë e ka cilësuar të merituar. Në kontekstin e reformës në gjyqësor, Calavera shton se procesi i vetingut vazhdoi të jepte rezultate me më shumë se 330 magjistratë të verifikuar në shkallën e parë, nga të cilët më shumë se 60% u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen. Shefja në largim e ONM-ë shprehet e kënaqur që Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj si dhe ka theksuar se Reforma në gjyqësor është kërkesë themelore e pranimit në BE. Ndërkohë Calavera është emëruar nga Komisioni Europian si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit ose SCIC.