Flash

Paris Hilton nis proçedurën in-vitro, shpreh dëshirën për tu bërë nënë

Lapsi.al 27 January 2021
Paris Hilton nis proçedurën in-vitro, shpreh dëshirën

Paris Hilton është më gati se kurrë për t’u bërë nënë. Të martën, 39-vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj, Carter Reum janë në rrugë e sipër sa i takon prindërimit.

Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi in vitro ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.

Më tej, Paris tregon se ishte mikesha e saj, Kim Kardashian, që solli në jetë dy fëmië përmes një nëne surrogatë, ajo e cila i tregoi gjithçka rreth fekondimit në fjalë.

“Nuk dija asgjë rreth tij. Jam shumë e lumtur që më dha këtë këshillë dhe më çoi te një speciliast”.

Tashmë, Hilton e ka përfunduar procesin e marrjes së vezëve.

“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në paninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës”.

Hilton e cilësoi Reum-in si djalin e ëndrrave, si dhe shprehet se është e sigurt që ai është i duhuri për të.

“Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të paturit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës. Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet”.

Në Fertilizimin In Vitro, bashkimi i vezës (fertilizimi) me spermatozoidin mund të kryhet në dy mënyra: IVF klasik – Veza (ovociti) vendoset në një epruvetë me 1000-1500 spermatozoide për t’u fertilizuar (në mënyrë spontane nga njeri prej këtyre spermatozoideve) dhe ICSI (Mikro-manipulimi ose Intra-Citoplazmatik Sperm Injection) – Spermatozoidi injektohet direkt nën drejtimin e embriologut në brendësi të ovocitit (vezës). Pra ICSI vlen edhe për ato raste, kur numri i qelizave spermatozoide është shumë i vogël.

Embrionet ruhen në laborator dhe transferohen në mitër në ditët 2, 3 ose 5 të jetës së tyre. Transferta e embrioneve është një teknikë pa dhimbje, nuk kërkon anestezi dhe kryhet nën drejtimin ekografik. Pacientja mund të largohet nga spitali 30 minuta pas transfertës. 12 ditë pas transfertës, pacientja këshillohet të kryejë analizën e beta-HCG, e cila në rastet me sukses do të vërtetojë një shtatzëni. Në rastet kur formohen shumë embrione, çifti gëzon edhe opsionin e ruajtjes së tyre në ngrirje.

Të këshilluara

Të famshmet që refuzuan ndërhyrjet estetike

Shumëkush mund të mendojë se ndërhyrjet estetike dhe bota e të famshmëve ecin paralelisht bashkë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Teksa një pjesë e të famshmëve ...

14:14

Mozzik publikon këngën e re

Mozzik ka ndarë në Instagram me ndjekësit e tij një këngë të re, të freskët fare. Kënga nuk është realizuar as me videoklip e as nuk është publikuar në ndonjë p...

11:02

Dua Lipën tashmë do e shihni dhe në Netflix

Winx Club” është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur, që është rikthyer në ekran për të gjithë nostalgjikët në një formë të re. “Fate: The Winx Sag...

10:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI