Flash

Ronaldo di si të bëjë të lumtur Georgina Rodriguez

Lapsi.al 27 January 2021
Ronaldo di si të bëjë të lumtur Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodriguez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit. E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldos, por ja që ylli juventin ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë. Ndonëse janë prindër të 3 fëmijëve, çifti ende nuk është martuar por bashkëjeton prej kohësh, madje me ta jeton edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Junior. Dashuria e futbollistit dhe partneres sa vjen e rritet nga dita në ditë dhe ata vazhdojnë ta mbajnë gjallë pasionin mes tyre. Mbrëmë, ata kanë shijuar një darkë romantike vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar Georgina-n me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Georgina. Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.

Të këshilluara

Mozzik publikon këngën e re

Mozzik ka ndarë në Instagram me ndjekësit e tij një këngë të re, të freskët fare. Kënga nuk është realizuar as me videoklip e as nuk është publikuar në ndonjë p...

11:02

Dua Lipën tashmë do e shihni dhe në Netflix

Winx Club” është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur, që është rikthyer në ekran për të gjithë nostalgjikët në një formë të re. “Fate: The Winx Sag...

10:26

Ndërron jetë këngëtari Jimmie Rodgers

Jimmie Rodgers ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Rodgers ishte i njohur më shumë për hitet “Honeycomb” dhe “Kisses Sweeter Than Wine” në vitet 1950/60. Publici...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI