Flash

Kanye West fotografohet për herë të parë në publik pas divorcit me Kim

Lapsi.al 27 January 2021
Kanye West fotografohet për herë të parë në publik pas

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Përtej gjithë bujës, që ky lajm ka shkaktuar, asnjërsa prej palëve nuk ka reaguar deri më tani, duke qëndruar totalisht në heshtje. Dhe kjo heshtje nga ana e tyre e ka një arsye. Së fundmi është raportuar se gjitha problemet dhe ajo që ka ndodhur mes tyre do transmetohet në episodet e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Ndërkohë Kanyë West është fotografuar për herë të parë në publik pas gjithë zhurmës mediatike për divorcin nga Kim Kardashian. Reperi është parë duke zbritur nga një avion, teksa një burim ka treguar se ai është kthyer në fermën e tij gjatë fundjavës.

“Kanye dukej i qetë, por shumë i ngrysur në fytyrë. Ai ishte shumë i butë dhe i qetë, teksa ishte duke zbritur nga avioni. Bisedoi shkurtimisht me stjuardesat, para se të futej në makinën e tij. Ai ishte duke fluturuar me miqtë që kanë qenë në fermë, por Kanye u largua me bodyguardin e tij. Ai nuk priti për askënd. Thjesht shkoi direkt e në shtëpi”, kanë treguar burimet.

Të këshilluara

Ndërron jetë këngëtari Jimmie Rodgers

Jimmie Rodgers ka vdekur në moshën 87 vjeçare. Rodgers ishte i njohur më shumë për hitet “Honeycomb” dhe “Kisses Sweeter Than Wine” në vitet 1950/60. Publici...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI