Flash

Pas 3 vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Lapsi.al 26 January 2021
Pas 3 vitesh mungesë, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin e parë pas tre vitesh mungesë duke hedhur poshtë kërkesën e disa gjyqtarëve që i kishin kërkuar të shprehej për një nen të kodit të procedurës penale për rishikimin e vendimeve të dënimeve në mungesë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016.

Seanca u zhvillua pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Pak minuta më parë një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter u ndje në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte fshati Shetaj, në rrethin e Durrësit....

15:51

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI